U sekuestrua Ferrari, qindra kompjuterë dhe kamera/ Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: U kontrolluan 28 ambiente Reshjet e dendura të shiut të datës 6 janar shkaktuan dëme të rënda në nënlagjen “Granicë e Sipërme” në qytetin e Gjirokastrës.
Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Cullos u dëmtua rëndë rruga kryesore që lidh zonën me pjesën tjetër të qytetit, si dhe disa banesa përreth. Sipas të dhënave paraprake, 15 familje janë prekur drejtpërdrejt nga kjo situatë, ndërsa një prej më të dëmtuarave është familja e Petrit dhe Najada Korbecit.
Banesa e tyre ka pësuar dëmtime serioze dhe, sipas ekspertëve gjeologë, ndodhet në “zonë të kuqe”, çka e bën të rrezikshme për banim. Për këtë arsye, familjes i është kërkuar të largohet menjëherë nga banesa. Situata është bërë edhe më e rëndë për shkak të gjendjes shëndetësore të Najdës , e cila është e paralizuar. Izolimi i krijuar nga bllokimi i rrugës e ka bërë të pamundur vijimin e jetës së përditshme, duke e kthyer këtë situatë në një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tij.
Nga ana tjetër, inxhinieri Spiro Dhiamanti thekson se situata kërkon zgjidhje afatgjata dhe ndërhyrje të thella inxhinierike për të parandaluar përsëritjen e rrezikut dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.
Banorët e “Granicës së Sipërme” kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet, si për sistemimin e rrugës dhe përrenjve, ashtu edhe për gjetjen e një zgjidhjeje për familjet e rrezikuara, veçanërisht ato që ndodhen në zona të shpallura të pabanueshme.
Top Channel