Gjashtë banorë në televotim, njëri prej tyre largohet të shtunën nga Big Brother
Pasi Brikena vendosi të nxjerrë ne televotim Mateon, dy banorët janë përballur pas spektaklit të së shtunës.
Mateo u shfaq i prekur pas vendimit të Brikenës, ndërsa i tha asaj se nuk e pristë këtë. Ata iu rikthyen historisë së tyre të dikurshme, ku Mateo pretendon se ka pasur një puthje mes tyre, ndërsa Brikena e mohon vazhdimisht.
Pjesë nga diskutimi mes tyre:
Mateo: Po dal mashtrues për një histori të vërtetë dhe ti e di shumë mirë. Nuk të jam afruar ndonjëherë, je ti më nxjerr mua mashtrues për një puthje që ka ndodhur dhe ti e di shumë mirë.
Brikena: Nuk ka ndodhur, nëse e vazhdon…
Mateo: Unë dal mashtrues para gjithë Shqipërisë, isha unë që të vendosa trëndafilin.
Brikena: Nuk më intereson trëndafili kur ti e shpif një gjë të tillë. Nëse ti thua që ka pasur puthje, ti shpif.
Mateo: Ma thuaj ti pse duhet të gënjej?
Brikena: A s’të vjen zor me thënë një gjë të pavërtetë, ti e di shumë mirë që nuk jemi puth. Mos vazhdo me këtë temë.
Mateo: Çfarë më leverdis mua moj vajzë, të sulmoj?
Brikena: Do të lësh të nënkuptohen gjëra të pavërteta. Në këtë gjë mashtrove. Mateo të thashë…
Mateo: A të kam sulmuar?
Brikena: Puthja nuk ka ndodh, mos gënje. Kur nuk ka ndodh, pse vazhdon?
Mateo: Pse e ke kaq siklet me e pranu dhe më nxjerr mua mashtrues.
Brikena: Ti e di shumë mirë që nuk ka ndodhur o Mateo, a s’të vjen zor me thënë një të pavërtetë. Duhet të tregohesh i sinqetë
Mateo: Pse nuk tregohesh ti e sinqertë oj vajzë?
Top Channel