Presidenti iranian i përgjigjet thirrjeve të Trump për udhëheqës të ri: Çdo sulm ndaj liderit suprem është e barabartë me luftë kundër kombit tonë

18/01/2026 22:14

Presidenti iranian Massoud Pezeshkian tha të shtunën se çdo sulm ndaj Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei do të përbënte një deklaratë lufte, duke iu përgjigjur presidentit amerikan Donald Trump që bënte thirrje për një udhëheqës të ri.

“Një sulm ndaj udhëheqësit suprem të vendit tonë është i barabartë me një luftë të përgjithshme kundër kombit iranian”, shkroi Presidenti Pezeshkian në X.

“Është koha për të kërkuar një udhëheqës të ri në Iran”, tha presidenti amerikan për Politico të shtunën.

“Ky njeri është një njeri i sëmurë që duhet ta drejtojë vendin e tij siç duhet dhe të ndalojë së vrari njerëz”, shtoi Trump, duke iu referuar 86-vjeçarit Ali Khamenei, i cili është në pushtet që nga viti 1989.

“Përgjigja e Iranit ndaj çdo sulmi ushtarak do të jetë e ashpër dhe e dhimbshme”, shtoi gjithashtu presidenti në mesazhin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB