Reshjet e shiut gjatë këtyre ditëve gllabëruan afërsisht 14 mije ha tokë bujqësore.
Prezenca e ujit dëmet më të mëdha do t’i shkaktojë prodhimet e serave, ku në zonën e Beratit për fermerët kjo ishte përmbytja e dytë gjatë muajit janar. Ndryshe nga perimet e serave, të mbjellat në fusha kanë një shans t’i shpëtojnë përmbytjes duke larguar ujin nga territorit.
“Masa kryesore që duhet të merret urgjentisht është pastrimi i kanaleve të treta dhe largimi sa më shpejt të ujit nga parcela, me qellim që toka të rifitojë sa më shpejt statusin e vet duke pas përbërjen optimale tre fazave të ujit, ajrit dhe të ngurtë”, tha rektori i UBT-s Fatbardh Sallaku.
Por uji nuk pushtoi vetëm toka, ai vërshoi edhe në 1600 objekte banimi, prezenca e lagështirës në mure, pronarëve të shtëpive mund t’i shkaktojë një tjetër faturë të rëndë, atë të pasojave shëndetësore.
“Uji shkarkon e para punës prishjen e mjedisit të brendshëm sepse të bëhet godina me lagështi dhe më pas kthehet në myk, pra kushtet higjeno sanitare janë zero”, u shpreh inxhiniere e ndërtimit Luljeta Bazo.
Por që uji të largohet kërkon kohë dhe investim.
“Këto mure ose këto ambiente për tu kthyer në ambiente fillestare kërkojnë një kohë relativisht të gjatë 4 javë deri në 3 muaj. Faktorët që ndikojnë pozitivisht këto ambiente është ajrimi sa më i shpeshtë dhe mund të përdorim ngrohëse portative por jo duke e lënë shumë afër mureve sepse shkaktojmë dëme në strukturë”, tha Mariglene Sakolli, inxhinier hidro.
Por ka dhe dëme që nuk mund të rikuperohen, dhe ato nuk janë vetëm pajisjet elektroshtëpiake.
“Objektet që dalin jashtë funksioni janë muret e ndërtuara me gipset, ambientet e shtruara me parket duhet të hiqen menjëherë por gjithashtu edhe godinat që janë të mbuluara me suva pasi nëse pjesa e suvasë rri shumë në uji atëherë atom und të shkëputen nga uji”, u shpreh Sakolli.
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka premtuar që të gjitha ata që u preken nga përmbytjet do të dëmshpërblehen, por ajo që nuk dihet është se kur dhe se sa është masa e financimit që ata do të përfitojnë
Top Channel