Përleshjet ne Siri, ushtria siriane sekuestron nga forcat kurde fushën me të madhe të natës vend

18/01/2026 17:35

Ushtria siriane ka marrë nën kontroll fushën më të madhe të naftës në vend, në verilindje të Sirisë pas tërheqëses së forcave kurde.

Sipas autoriteteve siriane dhe burimeve monitoruese, edhe disa fusha gazi pranë saj janë tashmë nën kontrollin e ushtrisë.

Avancimi i trupave qeveritare vjen pas përleshjeve të ashpra të ditëve të fundit dhe pas njoftimit të SDF-së për ripozicionim, një vendim që pasoi bisedime me zyrtarë amerikanë. Më herët, ushtria siriane kishte marrë edhe digën strategjike të Tabqas, një objekt kyç mbi lumin Eufrat.

Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, ka theksuar synimin e tij për të integruar strukturat kurde në institucionet shtetërore. Të premten, ai shpalli gjuhën kurde si gjuhë kombëtare dhe Vitin e Ri kurd si festë zyrtare, duke shënuar njohjen e parë formale të të drejtave kombëtare kurde që nga pavarësia e Sirisë në vitin 1946.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, SDF është tërhequr nga disa fshatra dhe qytete në lindje të provincës Deir ez-Zor, përfshirë edhe fushat e naftës Omar dhe Tanak, të cilat kanë qenë burim i rëndësishëm të ardhurash për forcat kurde.

Autoritetet siriane kanë akuzuar SDF-në për shkatërrimin e dy urave mbi lumin Eufrat, ndërsa javën e kaluar të paktën 12 persona humbën jetën në përleshje mes dy palëve në qytetin e Alepos.

Përleshjet vijojnë pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të ndërmjetësuar një armëpushim. SHBA ka mbështetur prej vitesh SDF-në, por njëkohësisht mban marrëdhënie edhe me qeverinë e re siriane.

Pas rrëzimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, qeveria e re siriane dhe SDF kanë nënshkruar në mars 2025 një marrëveshje për integrimin e strukturave kurde në institucionet shtetërore, e cila ende nuk është zbatuar, me palët që fajësojnë njëra-tjetrën për vonesat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB