Tarifat e SHBA dhe përplasjet për Groenlandën, BE takim urgjent, mblidhen ambasadorët e vendeve të Unionit
Elisa Spiropali, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme ka ndarë pamjet nga vizita së saj në Kiev.
Në një postim në Facebook ministrja Spiropali ndau pamje nga takimet me zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë atë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili e nderoi me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I si dhe foto nga vizitat e saj në memorialet dhe varrezat e martirëve të luftës në Ukrainë.
Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:
Rrëfim i javës në imazhe.
Në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër, gjatë vizitës sime zyrtare në Ukrainë pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve. Pashë fytyra luftëtarësh që mbajnë plagë të dukshme e të padukshme. Familje që jetojnë me mungesa. Prindër që jetojnë me frikën e çdo ditë. Fëmijë që rriten më shpejt se mosha e tyre.
Brenda kësaj dhimbjeje dhe qëndrese të paepur, u nderova nga Presidenti Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I.
Ky nder dhe kujtim i paharrueshëm, ma shtojnë përulësinë dhe përgjegjësinë. Për të folur, për të vepruar dhe për të qëndruar çdo ditë në shërbim të vendit tim dhe të vlerave që na bashkojnë.
Top Channel