U sulmua me vezë në Nju York, reagon Rama: Flamurin shqiptar e kam ngritur më shumë se kurrë para botës, pulat histerike që çarten rrugëve ta mbajnë vath në vesh se… 25/09 16:46
Deputeti demokrat Klevis Balliu, ishte sot në krah të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës në foltoren e Degës 6.
Gjatë fjalës së tij deputeti deklaroi se Edi Rama nuk është më një kundërshtar politik, por një armik i interesit kombëtar.
Sipas Balliut, përmes abuzimeve dhe vjedhjeve sistematike, Rama ka shkatërruar Shqipërinë, ka rrënuar ekonominë dhe ka detyruar mijëra qytetarë të largohen nga vendi.
“Duhet të guxojmë bashkarisht”, u shpreh Balliu, duke bërë thirrje për revoltë mbarëkombëtare kundër hajdutërisë dhe karteleve të lidhura me pushtetin.
“Më 24, në orën 17:00, të bashkohemi kundër hajdutërisë dhe karteleve të Edi Ramës”, u shpreh deputeti.
Top Channel