Hapet Zarfi i Zi/ Thyen rregullat e Vëllait të Madh, Ina, Keijsi dhe Eriku shkojnë në televotim. Brikena shpëton Stelinën dhe vendos Mateon
Një moment i fortë emocional u shënua në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Kristi u surprizua nga një letër e ardhur nga babai i tij.
Mesazhi prekës e tronditi banorin, duke e çuar deri në pikën që të kërkonte largimin nga gara.
Pas leximit të letrës, Kristi u shfaq i përlotur dhe i mbërthyer nga emocionet, teksa rrëfeu se kishte harruar ditëlindjen e të atit. Ky detaj e bëri të reflektonte thellë mbi marrëdhënien e tyre dhe mbi barrën emocionale që kishte mbartur gjatë rrugëtimit të tij në BBV.
Ai tregoi se gjithmonë kishte qenë më i lidhur me nënën, por eksperienca brenda shtëpisë i kishte bërë të kuptonte se lidhja me babanë kishte qenë më e fortë nga sa kishte menduar. Fjalët e të atit, të mbushura me mbështetje, ndjesë dhe krenari, e prekën thellë Kristinin.
Në letër, babai i tij rrëfente vështirësitë e emigrimit, mungesën dhe sakrificat, duke i kërkuar falje për kohën e humbur dhe duke e siguruar se ishte krenar për forcën dhe qëndrueshmërinë e tij. Mesazhi përfundonte me një thirrje të hapur për të vazhduar përpara dhe për të mos u dorëzuar.
Fillimisht, Kristi kërkoi të linte në mes rrugëtimin e tij në Big Brother VIP, por pas reflektimit dhe emocioneve të përjetuara, ai ndryshoi mendje
Top Channel