Anëtarësimi i Ukrainës në BE/ Unioni i rikthehet planit të hershëm, por pranimi do të ishte me të drejta të kufizuara

18/01/2026 12:01

“Komisioni Evropian po shqyrton mundësitë për t’i lejuar Ukrainës anëtarësimin e shpejtë, por me të drejta të kufizuara në Bashkimin Evropian, si pjesë e marrëveshjes së paqes me Rusinë”, thanë dy zyrtarë të Unionit për agjencinë “Reuters”.

Sipas tyre, anëtarësimi i Ukrainës me të drejta të plota mund të sigurohet vetëm pas kalimit të periudhës së tranzicionit dhe pasi të garantohen kushtet për një gjë të tillë në këtë shtet.

Zyrtarët pohojnë se ideja, që është ende në fazë fillestare, mund edhe të mos realizohet, pasi edhe për anëtarësimin me të drejta të kufizuara nevojitet miratimi në parlamentet kombëtare dhe dakordësia e të gjitha qeverive të vendeve anëtare.

“Duhet të pranojmë se ndodhemi aktualisht në një realitet krejtësisht ndryshe prej atij kur rregullat për anëtarësim u hartuan fillimisht. Ukraina, dhe potencialisht edhe kandidatë të tjerë, do të mund të siguronin anëtarësim të shpejtë në BE dhe më pas t’u mundësohet qasje fazore në të drejtën për votë, në varësi nga progresi i tyre drejt përmbushjes së kritereve të plota për anëtarësim”,  ka deklaruar zyrtari.

Por disa përfaqësues në KE argumentojnë se në aspektin politik, Ukraina nuk ka kaq kohë.

“Është në interesin e Evropës që ta ketë Ukrainën në BE, sepse kjo lidhet direkt me sigurinë e Unionit. Kjo dhe është arsyeja përse jemi në kërkim të zgjidhjeve kreative dhe po përpiqemi se si ta anëtarësojmë Ukrainën në BE në mënyrë të shpejt”, ka deklaruar zyrtari.

Anëtarësimi i Ukrainës në BE brenda vitit 2027 përmendej edhe në planin 20-pikësh të paqes të diskutuar mes SHBA-së, Ukrainës dhe BE-së

.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB