“Zarfi i zi në shtëpi”/ Kiara Tito surprizohet për ditëlindje, nuk i mban dot lotët
Pas artikullit të “Bloomberg” që u shpërnda gjerësisht në median shqiptare, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në X thotë se është gënjeshtër që Shqipëria do të paguajë 1 miliardë dollarë për të qenë në Bordin e Paqes së Presidentit Trump.
Po ashtu thotë se është gënjeshtër që Palestinezët do të vijnë në Shqipëri.
“Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurmshme të Shqipërisë së vjetër thotë – më tej në koment Rama, – ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.
Sa për mua personalisht, – thekson kryeministri – rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë”
Reagimi i Edi Ramës:
Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!
Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB- GËNJESHTËR
Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO- GËNJESHTËR
Palestinezët do të vijnë në Shqipëri- GËNJESHTËR
E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:
Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.
Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.
Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani
Top Channel