Tarifat, kryeministri i Groenlandës iu bashkohet protestave kundër vendimit të Trump
Donald Trump ka akuzuar vendet evropiane se po luajnë një “lojë shumë të rrezikshme”, pas vendimit të tyre për të vendosur personel ushtarak në Groenlandë, ndërsa paralajmëroi një valë të re tarifash kundër Evropës.
Reagimi i presidentit amerikan vjen pasi disa vende evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Suedinë, Finlandën, Norvegjinë dhe Holandën, njoftuan këtë javë se do të dërgojnë trupa në Groenlandë në kuadër të një misioni të ashtuquajtur zbulimi.
Sipas të dhënave zyrtare, Mbretëria e Bashkuar ka dërguar një oficer ushtarak, ndërsa Franca dhe Gjermania kanë vendosur përkatësisht 15 dhe 13 ushtarë në ishullin Arktik.
Tensionet u shtuan më tej të enjten, kur presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se një “ekip fillestar ushtarësh francezë” është tashmë i vendosur në Groenlandë dhe se ai do të përforcohet në ditët në vijim me mjete tokësore, ajrore dhe detare.
Trump e cilësoi këtë zhvillim si një rrezik serioz për stabilitetin dhe paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të reagojnë edhe në planin ekonomik, duke njoftuar tarifa të reja ndaj vendeve evropiane.
Top Channel