Qendra shëndetësore me myk dhe lagështirë në Fier, rrezik për pacientët dhe stafin mjekësor Klara e vogël prej gati 3 muajsh jeton në maternitetin e Librazhdit.
Ajo lindi para kohe me një peshë prej 1200 gramë, ndërsa sot peshon 3500 gramë dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet e mirë. Por mjekër druajnë se gjendja e banesës ku jetojnë prindërit e vogëlushes me 6 motra e vëllezër do të rrezikojë gjendjen shëndetësore të foshnjës.
Top Channel shkoi në banesën e familjes në Dardhë të Librazhdit. Çifti me 7 fëmijë jeton në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Ata kërkojnë ndihmë për riparimin e çatisë që të mbrohen nga shiu dhe një mundësi punësimi për kryefamiljarin.
E teksa spitali nuk mund ta mbajë gjithmonë foshnjën. Ajo do të duhet të jetojnë në këtë banesë plot lagështirë njësoj si 6 motrat e vëllezërit e saj.
Top Channel