Po punonte për pastrimin e kanalit të ujërave, përfshihet papritur nga flakët skrepi në Vlorë, nuk raportohet për të lënduar
Në një reagim në rrjetet sociale, Altin Meçaj ka publikuar foto nga spitali ky shfaqet me shenjat e dhunës duke i bërë apel autoriteteve të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen.
Ai ka akuzuar si dhunues të tij dhe të babait të moshuar Fredi Lamajn, efektiv policie.
Sipas Meçaj shkak për dhunimin e tij janë bërë mesazhet dhe ‘pëlqimet’ që ai i kishte bërë motrës së Lamajt në Facebook.
“Të nderuar shqiptarë të vendit tim, jam dhunuar në banesën time në mënyrë çnjerëzore, nga njerëz me uniformën e policisë. Kërkoj mbështetjen tuaj. Kërkoj nga policia e shtetit dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen dhe çdo person përfshirë të marrë dënimin e merituar. Unë kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më shumë”, shkruan ai.
Ndërkohë në një reagim publik motra e Lamajt ka hedhur poshtë pretendimet e Meçajt duke thënë se vëllai i saj nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa në lidhje me mesazhet e ka denoncuar 46-vjeçarin për përndjekje.

Top Channel
Po punonte për pastrimin e kanalit të ujërave, përfshihet papritur nga flakët skrepi në Vlorë, nuk raportohet për të lënduar