Dimri më i ashpër në vite, si po përballen ukrainasit me të ftohtin ekstrem dhe mungesën e energjisë
Irani u përpoq të qetësonte zemërimin e presidentit Donald Trump, dhe me zotimin për të pezulluar 800 varje, arriti ta shmangë rrezikun e një materializimi të kërcënimeve të tij me ndërhyrje ushtarake ndaj Republikës Islamike.
Por në mediat sociale janë postuar video që tregojnë kamionë me forca të shumta sigurie duke u shpërndarë ngadalë në pjesë të ndryshme të vendit, çka po interpretohet si shenjë e faktit se autoritetet atje nuk tërhequr nga përpjekjet e tyre për të shtypur kryengritjen
Protestat antiqeveritare që shpërthyen në Iran më 28 dhjetor 2025 janë shndërruar në një nga valët më të mëdha të pakënaqësisë popullore në dekadat e fundit, duke nxjerrë në rrugë mijëra qytetarë në shumë qytete të vendit. Fillimisht, demonstratat u nxitën nga kriza e thellë ekonomike, rënia e monedhës kombëtare, inflacioni i lartë dhe përkeqësimi i kushteve të jetesës.
Megjithatë, shumë shpejt ato morën një karakter politik, me kërkesa të drejtpërdrejta për ndryshim të sistemit dhe rrëzim të regjimit të ajatollahëve. Në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera, protestuesit kanë brohoritur thirrje si “Vdekje diktatorit” duke drejtuar zemërimin ndaj udhëheqjes së regjimit dhe liderit suprem, Ayatollahut Ali Khamenei.
Autoritetet iraniane janë përgjigjur me masa të ashpra represive për të shtypur protestat, duke angazhuar forca të shumta sigurie dhe duke përdorur gaz lotsjellës, topa uji, plumba gome dhe, në disa raste, edhe municion të vërtetë. Raportet flsin për mijëra protestues të ndaluar, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut llogarisin nga qindra deri në mijëra viktima gjatë përleshjeve të dhunshme, mes një errësire informacione na vazhdën e bllokimit të internetit në vend.
Top Channel