Orët e fundit lajmi se Valentino Rossi ka denoncuar partneren e babait të tij ka bërë xhiron e botës. Vetë 9 herë kampioni i botës në MotoGP ka folur në lidhje me këtë lajm duke shfaqur anën e tij më të brishtë.

Për fatin e mirë të Grazianos dhe të timit, në këtë histori paratë nuk kanë asnjë rëndësi-tregon Valentino Rossi në një intervistë për ‘Corriere Dello Sport-ndjej shumë dhimbje dhe jam i shqetësuar për babain tim që nuk e shoh më, që nuk flas më. Është sikur të mos kem më një baba’

Sipas Rossit, lidhja sentimentale e të atit çoi në këtë krizë në raportet mes tyre dhe që ai nuk mund të japë dot një arsye se përse ndodhi e gjithë kjo.

‘Lidhja e tij sentimentale solli në një përçarje totale të familjes, nuk e kuptoj për çfarë arsye duke qenë se me Grazianon si unë, si nëna time Stefania kemi pasur gjithnjë raporte afektive solide, të rëndësishme. E njëjta gjë kur mendoj për Klarën, vajzën e saj dhe nënën e saj. Asgjë, kemi mbetur jashtë sikur të ishim ndonjë kërcënim. Një sjellje që nuk e shpjegoj dot kur mendoj për babain tim dhe që më bën të kërkoj të di se si është, se çfarë ka ndodhur që u arrit në këtë pikë. Për mua, gjithçka që ka ndodhur është diktuar nga fakti që e dua shumë dhe nga frika që nuk është mirë. Kjo çështje është diktuar nga dashuria, nga asgjë tjetër. Një situatë që më bën mua, të gjithë ne, shumë të trishtuar’-përfundoi Valentino Rossi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB