Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për efektivët e policisë

17/01/2026 13:18

Këtë të shtunë, 8 të arrestuarit, 6 efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut, si dhe kryeinfemieri i IEVP Durrës, të arrestuar një ditë pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit, janë paraqitur para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë.

Në përfundim të seancës, Gjykata vendosi arrest në burg për 3 nga 8 të arrestuarit, 3 të tjerë detyrim paraqitjeje dhe 2 arrest në shtëpi. Në qeli u lanë Dezdemont Pazaj, Fation Baçi dhe Sali Ferrollari.

Edhe pse fillimisht prokurori kërkoi masën e sigurisë arrest në burg për të gjithë, gjatë seancës ai ka ndryshuar kërkesën për dy nga efektivët e policisë së burgut, Aranit Çela dhe Preng Marvataj të cilët u lanë detyrim paraqitjeje, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.

Në të njëjtën masë u la dhe Dorian Saraçi. Masa arrest në shtëpi për Violeta Uka, specialiste informacioni, dhe  kryeinfermierin e burgut Aulon Çuku.

Disa nga avokatët mbrojtës pas seancës kanë kundërshtuar vendimin dhe shprehen se do e ankimojnë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB