Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit/ Protestat në Iran, Trump mban të hapur skenarin e ndërhyrjes ushtarake
Presidenti i Ukrainës ka shpallur emergjencë energjetike këtë javë pasi një sërë sulmesh ruse në infrastrukturën e vendit, ku në fokus ka qenë Kievi.
Volodyrmyr Zelensky ka deklaruar se sulmet në kryeqytetet kanë lënë mijëra qytetarë pa energji elektrike, ngrohje apo ujë në javët e fundit, pasi temperaturat kanë zbritur në -15 gradë Celsius.
Sulmet e Rusisë nuk janë kufizuar vetëm në kryeqytet. Zyrtarët ukrainas thanë javën e kaluar se më shumë se një milion njerëz në Ukrainën juglindore kaluan shumë orë pa ngrohje dhe furnizim me ujë si rezultat i sulmeve ajrore ruse.
Prej gati katër vitesh në luftë me Rusinë, Zelensky ka akuzuar Moskën për shfrytëzim të qëllimshëm të kushteve të ashpra të dimrit si pjesë të strategjisë së saj të luftës.
Ukraina ka goditur gjithashtu një numër rafinerish nafte në Rusi si pjesë e përpjekjeve të saj të luftës dhe në disa raste ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Top Channel