Komunitetet hebreje paralajmërojnë: Ndalimi i tifozëve të Maccabi Tel Aviv nga Aston Villa mund të perceptohet si antisemit
Në orën 13:00 u hodh shorti për fazën “play off” të Ligës së Konferencës, ku vëmendja ishte e përqendruar te përfaqësueset shqiptare, Drita dhe Shkëndija, pas paraqitjeve pozitive në fazën e kampionatit.
Drita do të luajë përballë Celjes, një kundërshtar i kalueshëm në letër, ndërsa Shkëndija do të ketë një provë të vështirë ndaj skuadrës turke Samsunspor, në atë që pritet të jetë një duel mjaft intensiv.
Takimet e para të “play off”-it do të zhvillohen më 19 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit janë programuar për 26 shkurt, ku do të mësohen skuadrat që avancojnë më tej. Shorti për raundin pasues do të hidhet më 27 shkurt.
ÇIFTET E “PLAY OFF”-IT NË LIGËN E KONFERENCËS:
Jagiellonia – Fiorentina
Omonoia – Rijeka
Noah – AZ Alkmar
Drita – Celje
KuPS Kuopio – Lek Poznan
Shkëndija – Samsunspor
Zrinjski – Kristal Palas
Sigma Olomuc – Luzan-Sport
Top Channel