Dash Sula në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm? Berisha: PD është parti e madhe, kush të dojë të shkojë të partia e krimit
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij me deputetët e Partisë Socialist është shprehur se do të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në Kuvend.
Ndër to do të jetë edhe ndërhyrje në procedurë, që sipas tij nuk mund të jetë njësoj si fjala ‘pengmarrje’.
“Më vjen mirë që nga të gjitha diskutimet që bëmë doli në pah edhe nga pasqyra e sjell këtu nga sekretari i grupit, angazhimi dhe përkushtimi i deputetëve qe janë për herë të parë në grupin tonë parlamentar.
Shpresojë që të kenë ambicie për tu përmirësuar. Një gjë është shumë e qartë. Ky vit dhe viti i ardhshëm do të kemi ngarkesë në Kuvendin si asnjëherë më pas, numri i ligjeve që do duhet të kalojnë në filtrin e Kuvendit do të jetë më i lartë për shkak të procesit të negociatave.
Na duhet të kalojmë ligjet dhe të jemi sa më cilësor në proces. Kjo shton nevojën për të rritur orët e punës dhe seancave në parlament. Nuk janë seanca që kërkojnë gjatësi orësh por përqendrim dhe numër prezence. Dua ti referohem konkluzioneve me domosdoshmërinë e rritjes së aktivitetit diplomatik parlamentar që duhet të jetë në fokusin e Kryetarit të Kuvendit. Nga ana tjetër është e qartë që ky proces kërkon edhe një administratë dhe një shërbim të Kuvendit më cilësor. Kemi folur për Reformën e Brendshme, janë bërë disa hapa por një administratë e cila numëron rreth 350 vetë, ku 300 janë nëpunës civil është goxha e madhe në numër ndërkohë që barra mbështetëse për mbështeten e Kryetarit të Kuvendit bie në një numër më t vogël sesa numri i përgjithshëm.
Nëse për arsyet që i dimë që lidhen me sigurinë kibernetike, duhet të shtojmë forca të reja, ekspertizë në funksion të komisioneve përkatëse për çështjet që lidhen me negociatat.
Do duhet që Kryenegociatorja të ketë një kundër-palë që të ketë edhe ekspertizën e nevojshme. Duhet ta ritheksojë që në ndarjen e mandateve në Kuvend, diferenca është shumë e madhe, në ndarjen e orëve të fjalës në kuvend duket sikur jemi në një parlament 51 me 49 që d.m.th. që orët në dispozicion të deputetëve të opozitës janë shumë më tepër sesa opozitat parlamentare marrin në parlamentet e BE.
Nuk po them që do i ulim orët e opozitës por duhet të shikojmë se si do të ndërpriten orët e marra me forcë dhe abuzim, në shkelje të etikës për të marrë peng publikun, të atyre që janë thjesht spektator të një teatri balte.
Duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë mos të jetë e barabartë me konceptin pengmarrje. Në asnjë parlament demokratik nuk tolerohet goditja në dinjitet e atyre që janë aty të pranishëm , nuk është liri fjale, masat duhet të jenë të menjëhershëm”, u shpreh Rama.
Top Channel