Situata politike në Venezuelë dhe rrëzimi i Maduros, analiza nga DW: A është Machado humbësja në lojën e pushtetit?
Modelja japoneze Aoi Fujino, 27 vjeçe, e njohur për përfshirjen e saj dikur në listën e 100 personazheve të famshëm më seksi në botë, ka ndërruar jetë më 5 janar pas një beteje të gjatë me rabdomiosarkomën, njoftoi familja e saj.
Modelja japoneze Aoi Fujino, 27 vjeçe, e njohur për përfshirjen e saj dikur në listën e 100 personazheve të famshëm më seksi në botë, ka ndërruar jetë më 5 janar pas një beteje të gjatë me rabdomiosarkomën, njoftoi familja e saj.
Vetëm pesë ditë para vdekjes, më 31 dhjetor, Fujino u kishte thënë lamtumirë ndjekësve të saj në rrjetet sociale përmes një postimi prekës në Instagram.
“Ky është mesazhi im i fundit për të gjithë fansat e Aoi Fujino. Ju desha vërtet. Faleminderit shumë për gjithçka që keni bërë deri më tani. Ju lutem më kujtoni herë pas here. Lol”, shkruante ajo.
Familja e saj shprehu mirënjohje për të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë jetës dhe betejës me sëmundjen.
“Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë jetës së saj”, thuhet në mesazhin e familjes.
Aoi Fujino u diagnostikua me rabdomiosarkomë tre vite më parë, çka e detyroi të bënte një pauzë nga karriera për t’u përqendruar në trajtim. Në gusht të vitit 2024 ajo u rikthye në xhirime, por gjashtë muaj më vonë u tërhoq sërish për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Çfarë është rabdomiosarkoma?
Rabdomiosarkoma është një tumor kanceroz që zhvillohet në muskujt e lidhur me kockat. Ajo shfaqet më shpesh në kokë dhe qafë, organet urinare dhe gjenitale, si dhe në krahë, këmbë dhe trung. Ky lloj kanceri është më i zakonshëm tek fëmijët, por mund të prekë edhe të rriturit.
Ekzistojnë dy forma kryesore të sëmundjes: rabdomiosarkoma embrionale dhe ajo alveolare. Trajtimi zakonisht përfshin kirurgji, kimioterapi dhe rrezatim, në varësi të rastit.
Top Channel