Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Top Channel zbardh dosjen e SPAK në lidhje me hetimet për hakerimin e kompjuterëve të Prokurorisë së Posaçmes, për të cilën akuzohen Arnold Rrokaj, ish-drejtori i burgut të Vlorës Zambak Gjoni dhe ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili.
Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Ismaili ka deklaruar se dosjet e përftuara nga kompjuterët e prokurorëve të SPAK, ia ka dhënë Gjoni, ndërsa këtij të fundit ia ka dhënë Rrokaj, i cili ka kryer hakerimin.
SPAK thotë se nga hetimi rezulton se Agim Ismaili, është shkarkuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, në bazë të propozimit të Ministrit të Drejtësisë.
Nga këqyrja e dokumentacionit bashkëlidhur kësaj praktike, rezulton se procedura e shkarkimit është iniciuar në bazë të një memoje të Drejtorisë së Auditimit pranë Ministrisë së Drejtësisë, me lëndë: “Mbi masat disiplinore të konstatuara nga ana e KLSH-së, në lidhje me raportin përfundimtar të Auditimit nr. 1160/20, datë 11.06.2021” të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Për sa më sipër thotë SPAK, evidentohet me interes se shkaqet e shkarkimit dhe konstatimit të shkeljeve si nga ana e KLSH-së, por ashtu dhe nga ana e drejtorisë së Auditit pranë Ministrisë së Drejtësisë, janë vlerësuar si subjektive dhe jo të vërteta nga ana e të hetuarit Agim Ismaili.
Lidhur me konstatimet e mësipërme, analizohet arsyeshëm se përmbajtja e komunikimeve të të hetuarit Zambak Gjoni se: “I thash kti shokut te me gërmoje te spaku mos ka gje per ulon” dhe përgjigja e të hetuarit Agim Ismaili se: “aaaaa do ishte e hatashme”, në raport me shkarkimin e tij nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, dokumenton qartazi motivin apo arsyet personale të të hetuarit Agim Ismaili për kërkimin gjetjen e materialeve “mundësisht inkriminuese”, në ngarkim të Ulsi Manja, me detyrë ish ministër i Drejtësisë.
Top Channel