TCH zbardh dosjen/ “Po luaja me telefon”, Rrokaj tregon si i hakeroi kompjuterët e SPAK: Hapa e-mail e prokurorëve, shkruanin për….
Babai i Martin Çeços, që paralajmëroi vetëgjyqësi për të dyshuarit e vrasjes së djalit të tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2022, është vënë nën hetim nga autoritetet.
Ndaj 70-vjeçarit rëndon vepra penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”.
Një ditë më parë, ai paralajmëroi vetëgjyqësi pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës për ndryshimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpie për tre të akuzuarit e vrasjes së djalit të tij. “Do t’i përvëloj ata me benzinë do t’i përvëloj nuk i le. Arrest shtëpie lirim janë ato. Mua nuk më dhimbset jeta fare po nuk i zhduka ata. Nuk i le do ta them troç le zë më arrestojnë ç’të duan le të bëjnë, do t’ia gjej radhën do gjej një bidon me benzinë do t’i përvëloj si familje“, u shpreh 70-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”. Ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar dje, në rrjete sociale, duke kanosur për jetën, autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij (ngjarje e ndodhur në muajin qershor 2022), për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”.
Top Channel