182-vjetori i lindjes së Ismail Qemalit, Presidenti Begaj nderon themeluesin e shtetit shqiptar: Bëri realitet ëndrrën shekullore për liri dhe pavarësi

16/01/2026 09:08

Presidenti i Republikës,Bajram Begaj nderoi sot themeluesin e shtetit shqiptar dhe prijësin e Pavarësisë, Ismail Qemali në 182-vjetorin e lindjes së tij.

Me këtë rast, Presidenti Begaj bëri thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky objektiv përbën vijimësinë e natyrshme të vizionit shtetformues të Ismail Qemalit.

“Sot, në ditëlindjen e tij, nderojmë themeluesin e shtetit shqiptar, burrin vizionar që bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi në trojet e të parëve.

Aspirata e Ismail Qemalit dhe e etërve themelues për një Shqipëri evropiane mbetet edhe sot e vetmja strategji kombëtare, i vetmi qëllim, realizimi i të cilit duhet të përbashkojë të gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim.”- shkruan Presidenti i Republikës në llogarinë e tij në facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB