Trump tha se Zelensky po pengon marrëveshjen e paqes më shumë se Putin, zëdhënësi i Kremlinit: Pajtohemi me presidentin jemi gati për takim me të dërguarin e tij special

15/01/2026 13:28

Kremlini tha të martën se Rusia pajtohet me pikëpamjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, jo Rusia, po vonon një marrëveshje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia do të mirëpriste të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff dhe dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, sapo të bihet dakord për një datë për vizitën.

Peskov tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk i ishin përgjigjur propozimit të Presidentit Vladimir Putin për të zgjatur në mënyrë jozyrtare për një vit kushtet e marrëveshjes së fundit të mbetur për armët bërthamore midis Moskës dhe Uashingtonit, traktatit të Ri START, i cili do të skadojë pas tre javësh.

Zëdhënësi i Kremlinit bëri deklaratën në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me komentet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili tha se dëshironte një marrëveshje më ambicioze për kontrollin e armëve bërthamore që do të përfshinte Kinën, diçka për të cilën Pekini deri më tani nuk ka treguar interes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB