Teyana Taylor lë në hije Ben Affleck dhe Matt Damon me pamjen e saj të re

15/01/2026 09:47

Teyana Taylor vodhi shfaqjen në premierën e filmit “The Rip”, duke lënë në hije Ben Affleck dhe Matt Damon, ndërsa pozoi pranë tyre në tapetin e kuq.

Pavarësisht emrave të tyre të mëdhenj në industrinë e filmit, Affleck dhe Damon nuk ishin ata që dominuan vëmendjen në premierën e filmit në Alice Tully Hall, pasi të gjithë sytë u kthyen nga Taylor.

Vetëm dy ditë pas paraqitjes së saj të suksesshme në Golden Globes, ylli bëri një paraqitje dinamike në tapetin e kuq, duke zgjedhur një krijim avangardë nga shtëpia e modës Ashi Studio. Fustani i zi që veshi binte në sy për linjën e saj, ndërsa në të njëjtën kohë theksonte vithet e saj dhe pëlhura gjysmëtransparente duke lejuar që brenda të dallohej një korse nudo.

Maska e integruar që mbulonte hundën dhe gojën e saj shkaktoi gjithashtu një ndjesi të veçantë, duke i dhënë një karakter të fortë futurist në tërësi. Pamja u kompletua me taka klasike të zeza, doreza dhe bizhuteri diamanti.

Sipas Daily Mail, drama e re kriminale që do transmetohet në Netflix do të ketë premierën e saj më 16 janar. I shkruar dhe i drejtuar nga Joe Carnahan, “The Rip” përqendrohet në “një ekip oficerësh të zbatimit të ligjit kundër drogës në Miami që zbulojnë miliona para të gatshme në një vendstrehim të braktisur. Së shpejti, besimi i tyre tek njëri-tjetri shkatërrohet dhe gjithçka vihet në dyshim, madje edhe kush mund të konsiderohet një aleat i vërtetë”.

Në kast përfshihen gjithashtu Steven Yeun, Catalina Sandino Moreno, Sasha Caye, Scott Adkins dhe Kyle Chandler, ndër të tjerë. Filmi është prodhuar nga Artists Equity, kompania e themeluar nga Affleck dhe Damon. Gruaja e Matt Damon, Luciana, ishte gjithashtu e pranishme në premierë, dhe ajo është gjithashtu producente në projekt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB