Si u hakeruan kompjuterët e SPAK, Prokuroria e Posaçme zbulon ‘skemën’ dhe rolin e ish-drejtorit të Burgjeve: Kërkonte të dhëna për…

15/01/2026 13:04

Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetim et dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-drejtorit të Burgut Agim Ismaili, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Këta dy të fundit akuzohen për hakërrim të kompjuterëve të SPAK, ndërsa sipas Prokurorisë së Posaçme janë identifikuar brenda 24 orësh dhe janë arrestuar menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore.

Si rezultat i veprimeve të shumta dhe analizimit te tyre,  SPAK thotë se akuzat u zgjeruan dhe për veprën penale të përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike në ngarkim të Agim Ismaili, i cili pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre të dhënave, i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB