Beqaj insiston të lexojë dosjen e tij në qeli, Burgjet i kthejnë përgjigje: E pamundur, nuk kemi infrastrukturë
Shkëlqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm, detyrë të cilën ai e mori në vitin 2016.
Në një reagim të bërë në rrejtët sociale ai shkruan se në këto vite të punës së tij, është i lumtur që reforma ligjore ne fushën e inspektimeve është finalizuar.
Ai falënderon të gjithë stafin e tij dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të që e cilëson vizionare sipas standardeve më të mira të inspektimeve në BE.
“Bac u kry! Jam thellësisht i lumtur, për finalizimin e reformës ligjore ne fushën e inspektimeve.
Rezultatet e kësaj reforme janë 5 masat e para administrative, te shfuqizuara ne komisionin e shqyrtimit te ankesave, bazuar ne ligj, objektivitet e transparence, me perfaqesues ne komision nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, Ministria e linjes, si dhe perfaqesues nga shoqatat e biznesit.
Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmeria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit te ndershëm, do të marrë fund! Falenderim e mirenjohje per te gjithë stafin e Inspektoratit të Pergjithshëm dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të lodhshme, e të veshtirë, por vizionare sipas standarteve me te mira të inspektimeve në BE”, shkruan ai në një reagim në rrjetet sociale.
Top Channel