SHBA tregon pse anuloi vizat, DASH për TCH: Pezullimi vazhdon derisa Amerika të bindet se emigrantët nuk do të nxjerrin pasuri nga populli jonë

15/01/2026 12:14

Pezullimi i vizave të emigracionit drejt SHBA pritet të prekë një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë.

Por përse në listën e 75 vendeve është vendosur edhe Shqipëria? Kjo ishte pyetja e Top Channel drejtuar DASH.

Një zëdhënës i Departamenti i Shtetit në përgjigjen e dhënë tregon arsyen e këtij vendimi.

“Departamenti i Shtetit do të pezullojë përpunimin e vizave imigruese për 75 vende, migrantët e të cilave përfitojnë ndihma sociale nga populli amerikan në nivele të papranueshme. Ky pezullim do të mbetet në fuqi derisa SHBA-ja të sigurohet se emigrantët e rinj nuk do të nxjerrin pasuri nga populli amerikan”, ishte përgjigja e DASH për TCH.

Dy javë më parë përmes rrjetit të tij “Truth Social presidenti Trump publikoi listën e nacionaliteteve të huaja të cilët nga fondet publike amerikane iu paguhen ndihma sociale.

Sipas kësaj liste 41.3% e shqiptarëve që jetojnë ne SHBA si emigrantë, përfitues të programeve të lotarisë dhe familjaret e tyre të emigruar në shtetet e bashkuara me bashkim familja janë përfitues të ndihmave sociale të shteteve amerikane.

Në njoftimin e dhënë së fundmi nga departamenti i shtetit bëhet e ditur se vizat turistike, vizat e biznesit dhe vizat studentore nuk pezullohen por do vazhdojnë të jepen.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB