Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin
15/01/2026 14:27
SPAK ka shpallur pretencës për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në 2020.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burg përjetë për Hajrin, siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Biznesmeni Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, ku dyshohet se është dërguar pas marrjes peng në Kamëz 49-vjeçari Jan Prenga, ndodhet aktualisht në arrati.
Besohet se shkak për eliminimin e Prengës janë bërë konfliktet për drogën që vëllai i Jan Prengës kishte në Angli me grupin kriminal që kishin lidhje edhe Hajrajt.
Top Channel