E Ngarkuara me Punë në Shqipëri përcjell në Tiranë mesazhin e Trump, Nancy VanHorn: Siguria ekonomike, është siguri kombëtare Banorët e fshatit Taç i Sipërm dhe Prodan në bashkinë e Kolonjës kanë protestuar pasi kundërshtojnë ndërtimin e një parku fotovoltaik në sipërfaqet kullosore të fshatrave.
Sipas tyre sipërfaqet e kullotave të vendosura në dispozicion nga bashkia për ndërtimin e paneleve fotovoltaike janë të të dy fshatrave dhe përdoren në funksion të blegtorisë.
Por një investitor ka marrë mbi 400 hektarë tokë për të kryer investimin pavarësisht se kjo i dëmton këta të fundit pasi e ardhura e vetme në familjet e tyre është blegtoria. Janë rreth 100 blegtorë të dy fshatrave që preken nga kjo situatë ndaj banorët i bëjnë thirrje organeve ligjzbatuese dhe institucioneve të marrin masa për rishikimin e dokumentacioneve pasi pretendojnë se ka mbivendosje të hartës së truallit duke u zënë edhe pjesën e kullotave që ata mbajnë bagëtitë.
Kjo është e disata herë që banorë të fshatrave të ndryshme të Kolonjës ngrihen në protestë pasi kundërshtojnë ndërtimin e paneleve fotovoltaikë në sipërfaqet kullosore që gjenden në territorin e Bashkisë Kolonjë.
Top Channel