Irani mbylli gjatë natës hapësirën e tij ajrore për fluturimet komerciale për më shumë se katër orë, pa dhënë asnjë shpjegim zyrtar për këtë vendim.
Si pasojë, avionët u detyruan të devijonin itineraret e tyre në veri dhe në jug të vendit. Pas skadimit të afatit të mbylljes, fluturimet e brendshme rifilluan dhe mëngjesin e sotëm u panë sërish avionë mbi territorin iranian.
Rreth mesditës me orën lokale, televizioni shtetëror iranian transmetoi një deklaratë të autoritetit të aviacionit civil, ku thuhej se “hapësira ajrore e vendit është e hapur për fluturimet hyrëse dhe dalëse dhe aeroportet po ofrojnë shërbime për pasagjerët”, pa përmendur mbylljen e mëparshme.
Ndërkohë, disa linja ajrore kanë reduktuar ose pezulluar shërbimet përmes hapësirës ajrore iraniane, mes pasigurisë për situatën.
Top Channel