U denoncua nga Agron Malaj për shpifje, GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike nuk vjen ne qeveri me dhunë.
Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PD, ai u shpreh se do të hapet rruga për votën e lirë dhe veprimin e ligjit dhe Kushtetutës.
“PD nuk vjen në qeveri me dhunë, por do të hapë rrugën për votën e lirë dhe veprimin e ligjit dhe Kushtetutës”, deklaroi Berisha.
Ndër të tjera ai foli për përmbytjet në vend, ku tha “Ne jemi angazhuar në një lloj inventari me ato që mundemi.
I garantojmë qytetarët e këtyre zonave se zërin tonë do ta përdorim fuqishëm dhe në çdo kohë, kjo parti në pushtet do i dëmshpërblejë ata për çdo qindarkë që kanë humbur në këto mbytjeje.
Sepse ajo është një emergjencë dhe kërkon që shteti t’i përgjigjet, kurse ky do t’i fajësojë se kanë hedhur letra dhe plastika në kanale.”
Top Channel