Milani nuk i ndahet Interit, kuqezinjtë përmbysin Comon dhe i vihen në ndjekje rivalëve të qytetit në garën për titull
Hipoteza e një rikthimi të Ivan Perisic te Interi është mbyllur që në fillim.
Zërat që qarkulluan për disa orë ngacmuan imagjinatën e tifozëve zikaltër, por realiteti është se PSV nuk ka qenë kurrë e hapur për largimin e anësorit kroat.
Edhe pse Perisic do të mbushë 37 vjeç në shkurt, te Interi mosha nuk është konsideruar problem dhe gjendja e tij fizike nuk ka qenë kurrë në diskutim. Një rikthim i mundshëm në Milano do ta kishte parë atë si alternativë në krahë për Cristian Chivu, falë aftësisë së tij për të luajtur si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, dhe jo si titullar fiks.
Interesi i Interit është mirëpritur nga lojtari, por negociatat nuk kanë nisur, pasi PSV e konsideron Perisic një element kyç. Klubi holandez është i përfshirë në garën për titull në Eredivisie dhe ka ende angazhime të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Kroati ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 10 asiste në 23 ndeshje këtë sezon, duke lënë gjurmë edhe në Evropë, përfshirë golin ndaj Liverpoolit.
Kontrata e Perisic, e rinovuar një vit më parë, skadon në vitin 2027, duke përjashtuar çdo presion për një largim të menjëhershëm.
Top Channel