Nuk ka gola në Durrës, Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët në një barazim që nuk i shërben askujt
15/01/2026 18:57
Nuk ka fitues në ndeshjen e fundit të javës së 19-të të Superiores mes Teutës dhe Dinamos e luajtur në “Niko Dovana”.
Të dyja skuadrat u futën me objektivin e vetëm, tre pikët, por ato u ndanë në një barazim pa gola që nuk prodhoi shumë.
Me këtë barazim, Dinamo rimerr vendin e tretë me 33 pikë, katër më pak se Egnatia e vendit të parë. Nga ana tjetër, Teuta shkon në kuotën e 26 pikëve dhe e sheh veten 7 pikë larg zonës së “Final 4”.
REZULTATI:
TEUTA 0-0 DINAMO
Top Channel