Çfarë do të përfshinte një operacion i ri amerikan kundër Iranit, armët dhe objektivat e mundshëm
Një incident tjetër me të shtëna armësh që përfshinte një agjent të Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Minneapolis, kur një burrë nga Venezuela u qëllua në këmbë gjatë një arrestimi.
Incidenti vjen vetëm disa ditë pas vdekjes së 37-vjeçares Renee Nicole Good, e cila u qëllua dhe u vra nga një agjent i ICE në të njëjtin qytet, duke shkaktuar një valë reagimesh.
🚨 ICE AGENT AMBUSHED IN MINNEAPOLIS!
During an immigration enforcement op in North Minneapolis, an ICE agent was AMBUSHED by THREE subjects wielding a shovel (and broom handle per reports), prompting defensive shots in self-defense! pic.twitter.com/Cn7U4sruBH
— JUDITH KALETA (@JUDITHKALETAA) January 15, 2026
Sipas një deklarate nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, incidenti i ri ndodhi pak para orës 7 të mbrëmjes, pas një “kontrolli të synuar të automjetit” si pjesë e një operacioni për të arrestuar një emigrant të paligjshëm nga Venezuela. Siç raportohet, burri u përpoq të ikte me makinën e tij, u përplas me një automjet të parkuar dhe më pas iku në këmbë.
Agjenti që e ndoqi atë thuhet se u “sulmua dhunshëm” gjatë përpjekjes së arrestimit. Autoritetet thonë se dy persona të tjerë dolën nga një shtëpi aty pranë dhe sulmuan agjentin federal duke përdorur një lopatë bore dhe një fshesë.
E njëjta deklaratë tha se ndërsa agjenti po sulmohej nga tre persona, i dyshuari origjinal arriti të arratisej përkohësisht dhe filloi ta rrihte bashkë me dy të personat e tjerë.
“I frikësuar për jetën dhe sigurinë e tij, agjenti hapi zjarr në vetëmbrojtje”, tha ministria, duke shtuar se burri u plagos në këmbë.
Si agjenti ashtu edhe i plagosuri u dërguan në spital, ndërsa dy personat e tjerë që dyshohet se morën pjesë në sulm u morën në paraburgim.
Top Channel