“Europianët po lënë shumë për të dëshiruar”/ Putin takohet me ambasadorë të 34 vendeve: Në vend të dialogut, ne po dëgjojmë vetëm monolog

15/01/2026 17:31

Marrëdhëniet e Rusisë me vendet evropiane kanë “rrënjë historike”, por aktualisht “lënë shumë për të dëshiruar”. Kështu u shpreh Presidenti rus gjatë një takimi me ambasadorët nga 34 vende.

Situata ndërkombëtare po përkeqësohet gjithnjë e më shumë dhe diplomacia po zëvendësohet nga “veprime të njëanshme dhe shumë të rrezikshme”, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin gjatë ceremonisë së dorëzimit të kredencialeve të 34 ambasadorëve.

“Në vend të një dialogu midis shteteve, ne dëgjojmë monologun e atyre që, me të drejtën e forcës, e konsiderojnë të pranueshme të diktojnë vullnetin e tyre ndaj të tjerëve, t’u mësojnë të tjerëve si të jetojnë dhe të japin urdhra”, shtoi Putin, i cituar nga Tass.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB