Hakeruan kompjuterët e SPAK, Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Igor Kokunov, duke konstatuar shkelje të të drejtave të tij kushtetuese në procesin e ekstradimit drejt Federatës Ruse.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se sipas vendimit të gjykatës ‘është shkelur e drejta për të mos u dëbuar’.
Gjykata konstatoi edhe cenimin e të drejtës për të mos u dëbuar, të garantuar nga neni 39 i Kushtetutës, duke theksuar se autoritetet publike nuk kanë respektuar detyrimin për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht vendimin e datës 30.10.2024, që kishte pezulluar ekstradimin e Kokunov.
Kush është Kokunov?
60-vjeçari rus i arrestuar në Shqipëri, e refuzonte prej kohësh ekstradimin drejt Rusisë.
I njohur me nofkën “Vasia Bandit”, pra hajdut me ligj, prokuroria ruse thotë në dosjen që Top Channel disponon se 60-vjeçari nga viti 1993- 2019 mori postin më të lartë në hierarkinë kriminale.
Statusi “hajdut me ligj”, thotë zëvendës prokurori i Përgjithshëm rus, është statusi më i lartë i përjetshëm në hierarkinë kriminale dhe dëshmon përkatësinë e tij dhe autoritetin e padiskutueshëm në elitës kriminale.
Rusët i thonë Shqipërisë se Kokunov nga 2005- 2015 ofroi patronazh kriminal të veprimtarisë së kompanisë së përbashkët aksionere “FIRST Moscow Watch Factory” me një tarifë për të marrë para në gati 1 milionë rubla.
Më pas zgjidhi konflikte me strukturat e tjera kriminale derisa zuri postin më të lartë me këta udhëheqës të botës kriminale, shkruhet më tej në dosjen që Top Channel e disponon ekskluzivisht.
Gjatë seancave gjyqësore Igor Kokunov ka pranuar se ka probleme me drejtësinë në Moskë, por proceset penale janë stimuluar për shkak të marrëdhënies jo të mirë që ka ai me regjimin diktatorial të Presidentit, Vladimir Putin.
Kokunov akuzohet për krime si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.
Gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.
Top Channel