Përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur, arrestohet sapo zbret në Gjermani emigranti 26-vjeçar Vendimi i administratës Trump për të pezulluar përkohësisht vizat e emigrimit nga 75 vende të botës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, u kthye në kryefjalën e mediave në të dyja vendet.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka bërë të qartë se të huajt që emigrojnë në SHBA duhet ta mbajnë veten me punë, dhe jo të bëhen barrë e shtetit, dhe tani Departamenti i Shtetit po e bën rishikimin e plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve, për t’u siguruar që emigrantët nga këto shtete – që autoritetet amerikane i cilësojnë si vende me rrezik të lartë – të mos i shfrytëzojnë ndihmat sociale të shtetit amerikan dhe të mos bëhen barrë e parave publike.
Vendimi do të hyjë në fuqi më 21 janar. Por cfarë është saktësisht viza e emigrimit? Kjo vizë i mundëson një shtetasi të huaj hyrjen në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të jetojë atje përjetë. Pra, në thelb, ajo shihet si bileta që i krijon përfituesit mundësinë të bëhet ligjërisht banor i përhershëm në SHBA, si mbajtës i “Green Card”.
Viza në fjalë u lëshohet atyre që duan të zhvendosen përherë në SHBA, ndërkohë që nga rregullat e reja përjashtohen ata që vizitojnë përkohësisht Shtetet e Bashkuara për turizëm, studime ose punë. Pasi i pranohet viza e emigrimit, personi zakonisht fiton të drejtën për të jetuar përherë në SHBA, për të punuar pa kufizime, dhe përfundimisht për të aplikuar për nështetësinë amerikane.
Nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, prej vendimit të Trumpit rezulton se nuk preket vetëm Serbia.
Top Channel