Bie zjarr në një spital në Milano, evakuohen pacientët

15/01/2026 12:57

Një zjarr shpërtheu në Pavijonin 16 të Spitalit Sacco të Milanos.

Rreth orës 10:00 të mëngjesit më 15 janar, flakët përfshiu një pjesë të Arkivit Diagnostikues brenda pak minutash. Zjarri preku gjithashtu dhomat e zhveshjes dhe disa klinika ambulatore ku punonjësit e kujdesit shëndetësor po kryenin analiza dhe po ekzaminonin dhjetëra pacientë në atë kohë.

Sipas mediave italiane, nuk raportohet për të lënduar ndërsa janë evakuuar pacientët. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Flakët u përhapën me shpejtësi dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të emergjencës dhe zjarrfikësve ishte thelbësore. Zjarrfikësit mbërritën me katër automjete dhe shuan flakët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB