Sondazhi i CNN tregon se 75% e amerikanëve kundërshtojnë përpjekjen e SHBA-së për të marrë kontrollin e Groelandës
Astronautët në bordin e anijes kozmike Dragon Endeavour po marrin frymë për herë të parë pas gati pesë muajsh qëndrimi në hapësirë, duke u rikthyer gradualisht në kushtet e Tokës.
Kjo është hera e parë që ata përjetojnë gravitetin që nga muaji gusht, një ndryshim i madh për trupat e tyre pas një kohe të gjatë në mikrogravitet.
Jeta në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) ushtron presion të konsiderueshëm mbi organizmin e njeriut. Mikrograviteti ndikon në dobësimin e muskujve dhe kockave, ndërsa në disa raste edhe forma e syve mund të ndryshojë. Përveç kësaj, fluturimi i kthimit në Tokë, i shoqëruar me lëvizje intensive dhe kalimin përmes plazmës në atmosferën tokësore, mund të shkaktojë sëmundje dhe shqetësime fizike.

Katër anëtarët e ekuipazhit do t’i nënshtrohen një procesi të detajuar përshtatjeje në ambiente speciale të NASA-s, ku do të monitorohen nga ekipe mjekësore dhe do të ndjekin programe rehabilitimi për të rifituar forcën dhe balancën fizike.
Dr. Helen Sharman, britanikja e parë që ka udhëtuar në hapësirë, i tha BBC-së se kthimi në Tokë nuk është një proces i menjëhershëm. “Nuk është sikur hapin kapakun, i vizitojnë shpejt dhe pastaj u thonë ‘shkoni në shtëpi’,” shprehet ajo. Sipas saj, astronautët do të kalojnë kohë me trajnerë të specializuar dhe do t’i nënshtrohen seancave të detajuara mjekësore.
Sharman shton se kthimi në shtëpi do të jetë një lehtësim i madh për ekuipazhin. Fjetja në shtretërit e tyre do të ndihet si një “luks”, ndërsa ata do të shijojnë gjërat e thjeshta të jetës së përditshme. “Është thjesht të mësohesh sërish me ato aspekte normale të jetës,” përfundon ajo.
Top Channel