27-vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet

15/01/2026 09:31

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shprehet se kjo masakër nuk mund të harrohet dhe se thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet. Më tej Begaj shton se i pari që ka denoncuar masakrën është ambasadori William Walker, i cilindërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

45 civilë të paarmatosur u vranë më 15 janar të viti 1999.

“Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj. Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht.

Kjo masakër nuk mund të harrohet!  Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Nderim martirëve! Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!“, shkruan presidenti Begaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB