Shtëpia e Bardhë vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA-në apo Rusi/Kinë?

14/01/2026 22:05

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me flamurin e Groenlandës në një udhëkryq, me pyetjen “Groenlandë, cilën rrugë do të ndjekësh”.

Njëra rrugë, ajo “paqësorja” me diell ka destinacion SHBA-në, ndërsa rruga tjetër me stuhi sipas Shtëpisë së Bardhë, ka destinacion Rusinë dhe Kinën.

Pyetja e shtruar mbi foto ishte: “Groenlandë, cilën rrugë do të ndjekësh? ”

 

Dilema tani bie mbi supet e 57 mijë banorëve të Groenlandës , të cilët duhet të vendosin se cilën rrugë të ndjekin, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Qeveria e Groenlandës ka deklaruar ndërkohë se “nuk mund t’i pranojë në asnjë rrethanë” pretendimet e Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit strategjik. Danimarka, e cila e ka bërë të qartë se një traktat i vitit 1951 tashmë i lejon SHBA-së të zgjerojë ndjeshëm praninë e saj ushtarake në territor, vazhdimisht ka deklaruar se ishulli nuk është në shitje dhe se shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB