Muzikanti John Forte, bashkëpunëtori i Fugees dhe kandidati për Grammy, vdes në moshën 50 vjeçare
Ylli i muzikës pop, Rihanna ka lënë të kuptohet se mund të jetë duke menduar për një fëmijë të katërt me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky.
Çifti, janë tashmë prindër të tre fëmijëve. Momenti ndodhi në Instagram, kur Rihanna komentoi një postim të ish-yllit të “Love Island”, Montana Brown, 30 vjeçe, e cila ka dy fëmijë me të fejuarin e saj, Mark O’Connor. Në videon e saj, Brown po mendonte: “Të bëhem seksi apo të mbetem shtatzënë në 2026.” Rihanna shkroi në koment: “Prit! Domethënë unë s’jam e çmendur?”.
Rikujtojmë se Rihanna dhe Rocky u takuan për herë të parë gjatë provave për MTV Video Music Awards në 2012, por nisën të dilnin bashkë në 2020. Ata mirëpritën Rocki-n në shtator 2025 dhe Rihanna ka treguar se të qenit nënë ka qenë një përvojë e gëzueshme. Në një intervistë për Extra, ajo tha: “Bebet janë fantastike. Të gjithë po rriten dhe unë nuk mund ta përballoj. Djemtë e mi, o Zot, fytyrat e tyre po ndryshojnë. I dua.”
Në prill 2022, Rihanna zbuloi se fillimisht kishte imagjinuar që të martohej para se të kishte fëmijë. Ajo tha për Vogue: “Gjithmonë kam menduar që martesa të vinte e para, pastaj fëmija, por kush thotë se duhet të jetë kështu? Nuk do ta lejoj që kjo të më ndalojë të jem nënë.” Rocky gjithashtu ka lënë të kuptohet për statusin e tyre martesor pa dhënë konfirmim.
Top Channel