Protestat antiqeveritare në Iran/ Rritet bilanci i viktimave, organizatat joqeveritare: Të paktën 3428 protestues kanë humbur jetën

14/01/2026 19:12

Të paktën 3,428 protestues janë vrarë në Iran që nga fillimi i demonstratave antiqeveritare, njoftoi sot organizata joqeveritare e të Drejtave të Njeriut në Iran

Sakaq po të njëjtat burime thonë se janë kryer më shumë se 10 mijë arrestime.

Që nga fillimi i lëvizjes antiqeveritare në Iran, një numër i madh qytetarësh kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike, sociale dhe ekonomike.

Lëvizja është shoqëruar me reagim të ashpër nga autoritetet iraniane, përfshirë përdorimin e forcës, arrestime masive dhe kufizime të lirisë së shprehjes.

Rritja e madhe e numrit të viktimave krahasuar me numërimin e mëparshëm shpjegohet me “informacione të reja të marra nga burime brenda ministrive iraniane të shëndetësisë dhe arsimit”, tha organizata me seli në Norvegji.

“Ky numër është një minimum”, paralajmëroi OJQ-ja, duke vënë në dukje se ka marrë “raporte dhe dëshmi të reja që demonstrojnë më tej dhunën e autoriteteve qeveritare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB