Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar
Dy persona janë proceduar në Divjakë pas një sherri me njëri-tjetrin.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale L.M., ka kërcënuar me sëpatë shtetasin me iniciale P.D., ndërsa ky i fundit është hakmarrë duke i dëmtuar mjetin bujqësor, zetor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. M., 52 vjeç, dhe P. D., 51 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, shtetasi L. M. ka kanosur me sëpatë, shtetasin P. D., ndërsa ky i fundit i ka dëmtuar shtetasit L. M., mjetin bujqësor (zetor)“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel