Në ditën e dytë të samit Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi organizuar prej presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyam, kryeministri Edi Rama, bëri batuta me moderatorin me origjinë greke, e vazhdoi atë kur iu tha se kishte 14 minuta kohë bashkë me Milojko Spajic kryeministër për të folur për çështje të lidhura me energjinë e rinovueshme.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe te reformat digjitale të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe rolin në rritje të Inteligjencës Artificiale në administratën publike.
Kreu i qeverisë u ndal te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, e sipas tij, volumi i ligjeve dhe rregulloreve që duhen miratuar për anëtarësimin në BE është jashtëzakonisht i madh, por AI po e bën këtë proces më të shpejtë dhe më të saktë.
“Kemi nisur pak nga ana e kundërt për të nxjerrë më të mirën. Kjo sepse shumë probleme që i trashëguam ofrimin e shërbimit të administratës. Që prej disa vitesh shërbimet ofrohen në internet, kemi mbyllur të gjitha zyrat e kontaktit për shërbimet.
Nuk ka më radhë dhe kohë të humbur. Me AI ne po e përdorim për procesin e transferimit të legjislacionit në BE, sepse që të hysh në BE duhet të miratosh çdo ligj e rregullore në mënyrë të drejtë. Ky është një volum i jashtëzakonshëm pune, ndërsa me AI ne po e bëjmë këtë gjë shumë shpejt e saktë. Kemi edhe një ministre të AI, kemi një Doktor Sulltan por është grua.
Është asistente virtuale, ajo punon për shërbimet. Deri tani kemi ecur mirë. U frymëzova nga një profesor që drejtoi Malin e Zi pak kohë më parë. Ai bëri një ngritje pensionesh që çuditi të gjithë, kur i thanë si e bere, i tha thjeshtë e bëra”, tha ai.
Top Channel