Shtëpia e Bardhë vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA-në apo Rusi/Kinë?
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, njoftoi nisjen e fazës së dytë të “planit 20-pikësh” të Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
Siç deklaroi ai, faza e dytë shënon kalimin nga armëpushimi në një kornizë të re që përfshin demilitarizimin e plotë, qeverisjen teknokratike dhe rindërtimin e zonës. Kjo kornizë parashikon krijimin e një administrate teknokratike palestineze kalimtare në Gaza, të quajtur Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG).
Shtetet e Bashkuara, sipas deklaratës, presin që Hamasi të përmbushë plotësisht detyrimet e tij, duke përfshirë kthimin e menjëhershëm të pengut të fundit të vdekur. Përndryshe, ata paralajmërojnë se do të ketë pasoja serioze.
Witkoff kujtoi se faza e parë e planit çoi në ofrimin e gjerë të ndihmës humanitare, ruajtjen e armëpushimit dhe kthimin e të gjithë pengjeve të gjallë, si dhe mbetjet e 27 nga 28 të vdekurve. Në të njëjtën kohë, ai shprehu mirënjohjen e SHBA-së për Egjiptin, Turqinë dhe Katarin, duke theksuar se ndërmjetësimi i tyre ka qenë vendimtar për progresin e bërë deri më sot.
Top Channel