“A ka ndjenja mes Selin dhe Mirit?”/ Lore për “Shqipëria Live”: Marrëdhënie e pastër interesi. Ina, banorja më ‘fake’
Mbrëmjen e sotme ishte radha e Stenaldos që të surprizohej pasi rrëfeu historinë e jetës së tij.
Gjatë spektaklit të sotëm Stenaldo mes lotëve tregoi momentet e vështira që ka kaluar me mamanë e tij pas humbjes së babait në moshë të vogël e më tej humbjen e shikimit. Banori shprehu se mamaja e tij, Flutura ka qenë një ndër shtysat e forta që e bëri të merrte vendimin për t’u futur në Big Brother.
Gjatë gjithë rrëfimit mamaja e tij ishte ulur përballë Stenaldos, gjë që banori e shprehu që në fillim.
“E ndiej që Flutura është këtu”, u shpreh banori.
“Ajo që dikush mund ta quaj dramë, është fakti që i bie për pjesë familjes. Familja e kuptoi kur isha vetëm 6 muajsh. Për mamanë ky mbetet një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Na thanë që retina e syrit kishte marrë një infeksion. Mamaja ime gjatë kësaj periudhe pësoi një traumë ama qëndroi trime para asaj traume. Ishte luftë kur erdhëm në Tiranë për të gjetur një shtëpi, Flutura atëherë ishte edhe burrë edhe grua. Unë kisha marrë një kontratë pune për në Gjermani dhe mu desh të mësoja metrotë dhe trenat. Nuk do ta harroj kur unë kisha hipur në shinat e trenit duke menduar se isha në rrugë. Kur erdhi mamaja në Gjermani, e pati shumë të vështirë dhe mora vendimin të kthehesha në Shqipëri. Ka qenë viti më i vështirë që mbaj mend unë si i rritur”, u shpreh Stenaldo.
Top Channel