Dosja “Gërdeci”, përfundon seanca e radhës për ish-ministrin Fatmir Mediu
14/01/2026 13:21
Ka përfunduar seanca e radhës për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me dosjen ‘Gërdeci’.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Me kërkesat që duhej hetuar ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, familja Durda vuri në lëvizje SPAK-un, që rihapi tragjedinë e Gërdecit.
Ish-ministri Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë, edhe sipas kodit ushtarak, edhe sipas kodit penal, dhe prej muajsh është nën gjykim në Gjykatën Antikorrupsion, seanca të cilat ndiqen rregullisht edhe nga familjarët e fëmijës së vrarë në tragjedinë e 15 marsit.
Top Channel