Shtëpia e Bardhë vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA-në apo Rusi/Kinë?
Një rajon në Zvicër ka ndaluar pajisjet piroteknike në të gjitha vendet publike të mbyllura pas zjarrit shkatërrues nga fishekzjarrët në një lokal në natën e Vitit të Ri, ku 40 persona u vranë dhe 116 u plagosën në Crans Montana.
Zjarri në barin Le Constellation në vendpushimin e skive të Crans-Montana nisi kur fishekzjarrët e bashkangjitur në shishet e shampanjës i vunë flakë mbushjes me shkumë izoluese akustike në tavan.
Autoritetet kanë pranuar se lokali nuk i ishte nënshtruar kontrolleve të sigurisë për pesë vjet.
Dy bashkëpronarët e Le Constallation, janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore nga pakujdesia dhe zjarrvënie të qëllimshme nga pakujdesia.
Pronari i lokalit, Jacques Moretti po mbahet në paraburgim për një periudhë fillestare prej 90 ditësh. Gruaja e tij është detyruar të dorëzojë pasaportën e saj dhe të paraqitet në polici çdo ditë.
Lajmi se lokali nuk ishte inspektuar për pesë vjet ka tronditur familjet e viktimave, shumica e të cilëve ishin të rinj dhe tetë prej tyre ishin nën moshën 16 vjeç.
Shumë nga të plagosurit kanë djegie të rënda, ndërsa 80 prej tyre mbeten në spitale në Zvicër dhe vende të tjera evropiane.
Midis atyre që kanë vdekur ishte kamarierja, e cila ishte me helmetë, duke mbajtur një shishe shampanje me një fishekzjarr të bashkangjitur prej të cilit mori flakë tavani.
Familja e saj ka lëshuar një deklaratë ku thuhet: “Cilado qoftë rezultati i hetimit, kjo vajzë e re ndoqi udhëzimet e punëdhënësve të saj. Ajo bëri atë që i kërkoi drejtori. Asgjë e pazakontë. Kjo punonjëse e re nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse.”
Top Channel